Fadil Berisha, te Rita Ora
Ka disa ditë që Rita Ora, së bashku me gjithë familjen, po pushon në plazhet e bukura të Dubait.
Pas një pune të madhe që pati gjatë vitit 2012, këngëtarja 22 vjeçare ka vendosur të bëjë pushim disa ditor, për të vazhduar në janar me turneun e pauzuar “Radioactive”.
Në Dubai, ajo pritet të takohet me fotografin shqiptar Fadil Berisha, i cili ka udhëtuar nga SHBA-të. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ky i fundit ka njoftuar këngëtaren lidhur me shkuarjen e tij.
Berisha, njihet si fotografi me i suksesshëm shqiptar, para objektivit të të cilit kanë kaluar personazhe të njohura shqiptare. Ndoshta në rradhë është një sesion fotografimi me këngëtaren me prejardhja nga Kosova. /Indeksonline/