Kalo te lënda

E kërkon Interpoli, Zharku ankohet në kushtetuese

download6Brenda pak javësh fotografia e Xhabir Xharkut pritet të shfaqet në faqen zyrtare të Interpolit.

Përgatitjet për këtë janë duke i bërë autoritete kosovare.

Urdhër arrestimi do të lëshohet përshake se deri më tani Zharku nuk është gjetur i fshehur në ndonjë skutë në Kosovë.

“Urdhër arrestimi ndërkombëtar do të lëshohet shpejtë, sepse nuk ka gjurmë se ai ndodhët në Kosovë. Ne dyshojmë se është duke u fshehur në Shqipëri”, ka thënë një burim brenda Policisë së Kosovës, shkruan “Koha ditore”.

Gazeta nuk ka mundur të marrë prononcim zyrtarë dje nga zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë.

Ndërkohë, Zharku pretendon se i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Për këtë arsyeje do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim të kushtetutshmërisë së gjykimit të tij.

“Jemi duke e përgatitur kërkesën për interpretim të kushtetutshmërisë së aktgjykimit”, ka thënë avokati mbrojtës i Zharkut, Xhevat Shala. /Indeksonoline/

Lini një koment