Kalo te lënda

Çitaku: Pas përgjimeve, u përgatita për dorëheqje

f_1227224051148_mMinistrja e integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, ka thënë se pas publikimit të bisedës së përgjuar telefonike, ajo madje ishte përgatitur të jepte dorëheqje. Ndërsa, Kadri Veseli i cilëson të pakuptimta dhe të kundërligjshme përgjimet e bisedave private.

“Pas publikimit të përgjimeve, e kam menduar dorëheqjen. Isha pranë dorëheqjes. Madje isha aq aq pranë, sa që e kisha bërë gati edhe deklaratën e dorëheqjes”, ka thënë Vlora Çitaku në emisionin Jeta në Kosovë të transmetuar në RTK

Ndërsa, ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka thënë se përgjimet telefonike kanë qenë të kundërligjshme.

“Nuk ka kuptim që të incizojnë bisedën me gruan: ‘Eja e ha bukë’, apo gjëra të tjera private. Telefonatat kanë qenë telefonata miqsh prej 20 vitesh, me të cilët kam ndarë jetën dhe vdekjen”, ka thënë Veseli në të njëjtin emision.

Lini një koment