Kalo te lënda

Bien në pranga maskat e Kakavijës, ishin bërë tmerri i emigrantëve

grab1-300x174Dy të rinj nga Tepelena kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë identifikuar si maskat e Kakavijës, që ishin kthyer në tmerrin e udhëtarëve, sidomos të atyre klandestinë.

Policia bën me dije se janë arrestuar Bushi Rukaj dhe Eugen Becaj, nga 27 vjeç secili.

Të rinjtë vepronin në zonën e gjelbër mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia ra në gjurmë të tyre dhe ata u kapën ndërsa kryenin grabitjen e radhës. Ata kishin hyrë në zonën e gjelbër dhe u kishin bërë pritë dy viktimave të radhës nga Shkodra dhe nga Vlora.

Atyre iu grabitën 1325 euro dhe një varëse ari, një orë dore dhe dy telefona celularë.

Lini një koment