Ushtarët zviceran vazhdojnë qëndrimin në Kosovë
Angazhimi i ushtarëve zviceranë në Kosovë duhet përsëri të vazhdohet, ka thënë sot shefi i armatës helvetike André Blattmann. Sipas tij, prolongimi i Swisscoy-it në Kosovë po bëhet për të mbështetur KFOR-in dhe është një investim në sigurinë e Zvicrës.
Duke pasur parasysh se Zvicra ka komunitetin më të madh kosovar në mërgim, ai tha se “ne të gjithë kemi një interes në një valë të re të refugjatëve nuk do të ndodhë përsëri një ditë”.
Shefi i armatës zvicerane, Blattman në një intervistë në revistën “Nordwestschweiz ” ka thënë se zhvillimet në Kosovë kanë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Zvicër. Ai thotë se, nëse trupat tërhiqen shumë shpejt, gjithçka që është arritur deri më tani mund të vihet në pikëpyetje.
“Situata është më e tensionuar në veri. Zvicra drejton një komandë rajonale. Si një vend neutral, ajo është e vlerësuar”.
Ai e konsideron angazhimin e Zvicrës në at rajon të domosdoshëm që ka përkrahje ndërkombëtare.
“Ne nuk jemi përfitues, ne bëjmë punë me vlerë shumë të madhe ” tha André Blattmann duke shtuar se Parlamenti do të zgjasë misionin e Swisscoy-it në Kosovë dhe ai do të zgjas përderisa situata në terren nuk ka përmirësime të situatës.