Ramushi çuditet me Ramushin
Analisti politik Ramush Tahiri ka folur për mundësinë e koalicionit në mes të PDK-së dhe AAK-së dhe kushtit të kësaj të fundit për të marrë postin e kryeministrit.
Tahiri ka thënë, se personalisht i duket i çuditshëm kushti i Ramush Haradinajt për kryeministër.
“Nga pikëpamja e AAK-së ndoshta jo, por duhet parë interesat e PDK-së në këtë rast. Mua personalisht më duket shumë i çuditshëm po të pranohej një kusht i tillë, sepse është shumë problem të arsyetohet tek anëtarësia e PDK-së. Ndonjëherë liderët edhe mund të arrijnë marrëveshje të caktuara, mirëpo jetësimi i këtyre marrëveshjeve varet nga vullneti i qytetarëve dhe i ndikimit që kanë” ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë po ashtu se Kosova nuk humb nga dialogu me Serbinë. Ramush Tahiri ka folur edhe për mandatin e presidentes, duke thënë se është kushtetues dhe i plotë.