Kalo te lënda

Ligjëratat e Demakut nxisin interesimin e mërgimtarëve në Zvicër

DautDemaku-1-386x170Organizatori Marash Hajdaraj, fjalën e hapjes në këtë mbrëmje ia dha pleqnarit të mërgatës shqiptare në Zvicër, Dash Golajt, i cili vlerësoi lartë temat e kësaj natyre dhe angazhimin e vetë shkrimtarit Daut Demakut, cili kësaj radhe si temë kishte zgjedhur: “Mendimi pozitiv, parajsa e kësaj bote”.

Rexhep Rifati

Temat e ligjëruesit të mendimit pozitiv, Daut Demakut, gjithnjë e më tepër po nxisin interesim në mesin e mërgimtarëve tanë në Zvicër. Edhe vetë lënda  ”Arti i Mendimit Pozitiv” , është bërë një temë mjaft tërheqëse, për mërgimtarët të cilët janë të ngarkuar mjaft shumë me temat e vendlindjes. Ndaj edhe moti me shi nuk i kishte penguar shumë mërgimtarë që nga pjesë të ndryshme të Zvicrës të vijnë deri në  Mellingen të Aargaut, ku më 22 dhjetor u mbajt ligjërata me temën: “Mendimi pozitiv, parajsa e kësaj bote”.

Organizatori i këtij takimi, veprimtari Marash Hajdaraj, fjalën e hapjes gjatë kësaj mbrëmje i dha pleqnarit të njohur të mërgatës sonë në Zvicër, Dash Golajt, i cili vlerësoi temat e kësaj natyre dhe angazhimin e madh të vetë Daut Demakut.

Ndër tezat që shtroi Demaku ishin a to  se :  A mund të ndihmojë dhe si mendimi pozitiv në jetën e përditshme, në raport me familjen e ngushë dhe të gjerë, si dhe në vendin e punës dhe të banimit.  Ai veçmas u ndal tek disa parakushte që e bëjnë jetën e njeriut më të lumtur edhe këtu në kushtet e mërgatës. Ai përkujtoi se të gjitha adresimet para së gjithash duhet drejtuar vetvetes. Me këtë rast përkujtoi se: Mund të humbim kohë duke u marrë me gabimet tona,duke menduar për pavlefshmërinë tonë, ose të mendojmë për ngjarje të gëzuara. Mendimet e hareshme dhe të gëzuara dhe dashuria ndaj vetes – janë rruga më e shkurtë për krijimin e jetës së lumtur. Prandaj thuani kështu: “Në pafundësinë e jetës në të cilën gjendem çdo gjë është e tërë, e plotë dhe e përkryer. Gëzohem që e di se jam NJË me fuqinë që na ka krijuar. Ajo fuqi i do të gjithë që i ka krijuar, prandaj më do dhe mua. Unë jam fëmijë i dashur i universit dhe më është dhënë çdo gjë. Ne jemi forma më e lartë e jetës në këtë planet dhe jemi të pajisur me të gjitha që na duhen. Mendjet tona janë në lidhje të përhershme me mendjen e pakufishme, kemi mençurinë dhe dijen e tërësishme. Me BESIM krijojë për vete vetëm atë që është për të mirën dhe harenë time dhe atë që është e përkryer për rritën shpirtërore dhe për evolucionin tim. E dua këtë që jam. Më gëzon hapësira e pakufishme dhe e di që para meje shtrihen hapësira dhe mundësi të pakufishme në të gjitha pikëpamjet. Plotësisht i besoj Fuqisë unike dhe e di që në botën time çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë…”
Pos tjerash Demaku u ndalë edhe tek dashuria njerëzore dhe dobia që sjellë ajo në jetën praktike: Me shumë dashuri, me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN. Nënvetëdija, mendja shërbëtore, mendja kujdestare, nuk mendon, nuk analizon, nuk tallet, ajo i zbaton urdhëratë që i merr nga vetëdija. Si toka. Ia hedh farën e misrit tokës, nuk mund ta mashtrosh se i ke hedhur farë gruri, tallu sa të duash, ajo misër ta bën. Ndaj edhe jo dëshira që thuhet me fjalë, por me bindje e besim të plotë – PLOTËSOHET. Të gjitha dëshirat normale njerëzore mund të plotësohen. Në mendjen e njeriut, brenda një dite, qarkullojnë 14.000 mendime e dëshira. Nëse dëshiron të të plotësohet një dëshirë, lirohu nga shumësia, qartësoje NJË dëshirë. Jeta pa dëshira është vetëm një mugëtirë. Dhe çdo dëshirë është e verbër, në qoftë se nuk ka dituri. Dhe çdo dituri është e kotë, nëse nuk ka punë. Dhe çdo punë është boshe, nëse nuk ka dashuri.

Për Daut Demakun i „vetmi shkarkim pozitiv i energjisë negative bëhet në vendlindje“, dhe menaxhimi i energjisë pozitive bëhet vetëm aty ku je lindur. Ndai edhe ai i porositi të gjithë mërgimtarët që të kultivojnë gjuhën shqipe, të flasin e të luten shqip, etj.
Në fund të ligjëratës të pranishmit i shtruan pyetje të ndryshme profesor Demakut, i cili po ashtu u shpreh i gatshëm që thuaja se çdo muaj nga njëherë të jetë i gatshëm ne mesin e mërgimtarëve në Zvicër

Lini një koment