LDK kritika MASHT-it
Grupi i Ekspertëve të Arsimit të LDK-së ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është duke e trajtuar me prioritet arsimin dhe se nuk e ka prioritet zhvillimin e vendit.
Sipas tyre për shkak të politikave të gabuara MASHT-i, tash e katër vjet nuk ka arritur të përmbyllë procesin e ndërtimit të 23 shkollave të reja, disa prej të cilave janë bartur në buxhetin e vitit 2013.
“Dyshimet për keqpërdorime rriten edhe me shumë në rastet kur projekte pa ndonjë emërtim shpallen si projekte kapitale në vazhdim. Në Ligjin për Buxhetin 2013, në një rast tek investimet në shkolla, nuk është përcaktuar fare se në cilën komunë do të ndërtohet një shkollë fillore në vlerë prej 700.000 eurosh”.