Kalo te lënda

Kryeministri Thaçi e falënderoi ish-kryeministrin e Shqipërisë, Majko

Takimi__27_12_2012_1_v-590x350Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim ish-kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko.
Kryeministri Thaçi e falënderoi ish-kryeministrin Majko dhe të gjithë popullin shqiptarë për kontributin që dhanë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi e ka njoftuar ish-kryeministrin Pandeli Majko me zhvillimet e fundit, dhe poashtu shprehu besimin e tij se si komb, shqiptarët do të jetojnë në një hapësirë të përbashkët integruese.
Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi potencoi edhe përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucioneve kosovare për përmbushjen e të gjitha standardeve demokratike për integrimin në Bashkim Evropian dhe në NATO.
Nga ana e tij, ish-kryeministri Majko ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe miqësore dhe ka theksuar se Republika e Kosovës e ka të sigurt perspektivën integruese evropiane.

Lini një koment