Kalo te lënda

Krasniqi e Thaçi me raporte të “ngrira”

f1_27rap1356593789Jakup Krasniqi ka bërë një ndarje mes raporteve institucionale dhe atyre miqësore që ka me liderin e partisë dhe shefin e Qeverisë, Hashim Thaçi. Derisa ka pohuar se me të vazhdon të ketë raporte institucionale edhe pas publikimit të përgjimeve telefonike, për raporte miqësore nuk ka folur fare. Megjithatë, njerëz të afërt me të dhe me Thaçin kanë konfirmuar se ka muaj që këta dy liderë institucionalë nuk flasin mes vete.“E vërteta është se Thaçi nuk e ka thirrur në telefon e as nuk ka kërkuar të takohet me Krasniqin, pas ‘skandalit’ të përgjimeve. Por, as Krasniqi nuk ka insistuar që të bisedojë më të. Rrjedhimisht, raportet e tyre aktualisht janë të ‘ngrira’”, ka thënë një nga zyrtarët e lartë të PDK-së.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Lini një koment