Hyjnë në vitin e ri pa zgjidhur problemet e vjetra
E nisën në vitin 2009. Por, zgjerimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë nuk u përfundua as këtë vit që po lëmë pas. Madje, ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota nuk di të thotë me siguri se kur do të asfaltohen 100 metra të kësaj rruge.
Ai ende ka vetëm shpresën se problemet me shpronësimet do të zgjidhen gjatë vitit të ardhshëm
“Shpresojmë që kjo rrugë do të përpunoj gjatë vitit 2013. Kemi punuar gjatë këtij viti që kjo rrugë te përpunoj vitin që vjen. Ne kemi besim që qëllim ynë të arrihet. Nuk mund të them që është një punë e lehtë që kjo të behët. Kemi pas disa probleme me shpronësime, ky problem do te vazhdoj edhe gjatë vitit që vjen por edhe në këtë vit ky problem do të mbyllët”, ka thënë ministri Mujota.
Megjithatë, ky problem që kanë me disa pronar të tokave, nuk do të jetë pengesë që Ministria e Infrastrukturës në vitin 2013 të shpall tenderin për zgjerimin e rrugës nga Millosheva deri në Mitrovicë.
“Më përfundim e plotë të këtyre rrugëve do te hapen edhe rrugët për qarkullim më të lirshëm për qytetarët”.
Ministri Mujota gjatë konferencës së fundit më gazetar për këtë vit ka shpalosur edhe punët që ka bërë dikasteri të cilin e udhëheq.
Ai gjatë gjithë kohës foli vetëm për sukseset që ka arritur. Listës së tyre i printe autostrada “Ibrahim Rugova”, të cilës ia përmendi me radhë kilometrat e përfunduar.
Por, ministri Mujota nuk ka lënë anash pa përmend edhe autostradën për Shkup, ku edhe është shprehur i sigurt se punët do të nisin gjatë vitit të ardhshëm.
Në fund ai ka thënë se me problemet që është përball kjo ministri gjatë këtij viti kane qenë, shpronësimet vjedhja e shenjave sinjalizuese dhe disa probleme më të vogla.
E viti i ri nuk do t’ia largojë ato. Këto telashe do ta presin edhe pas 1 janarit. /Indeksonline/