Kalo te lënda

Bonuset, sindikata e postës ndërprenë punën

Posta-e-Kosoves-PTKKryesia e Sindikatës Profesionale te Postes se Kosovës nga sot do të ndërprejë punën dhe do të mbyllin zyrat e shitjes.

Sipas njoftimit nga kjo sindikatë e gjithë kjo do të bëhet për shkak të ndalimit të diskriminimit që sipas tyre po u bëhet punëtorëve të PTK-së, me rastin e anulimit të vendimit të Bordit të Drejtorëve të PTK-së për bonuset e punëtoreve.

“SPP edhe një herë ju bënë thirrje të gjithë anëtarëve teë saj, dhe Federatës Sindikale të PTK që të protestojmë dhe përdorim te gjitha masat sindikale përfshirë edhe bllokimin e procesit te punës prej sot duke filluar ne ora 15:00 deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve të kompanive tona , pasi që e vetmja rrugë ligjore është realizimi i të drejtës se bonusit edhe për punëtoret e PTK deri me 31 Korrik 2012, e që tash janë punëtor të njësisë së ndarë Posta e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SPP-së./Indeksonline/

Lini një koment