Aksidentohen rëndë sindikalistët e pensionistëve
Katër anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të martën në hyrje të Suharekës.
Të lënduarit kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetën.
Indeksonline ka kontaktuar me Fahri Buqinca, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, i cili ka thënë se katër anëtarë të kryesisë së SPPIK-së derisa po shkonin në Suharekë për të mbajtur Kuvendin e Degës, kanë pësuar një aksident komunikacioni me ç’rast kanë marrë lëndime trupore.
Ai tha se në aksident lëndime trupore kanë marrë: Nafije Kuçi, Sylejman Metaj, Enver Baki dhe Shirime Hyseini. Sipas Buqinces , të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën