Kalo te lënda

12 personalitete marrin çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore

1-TeatricmimiH_296969Juria e emëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, për ndarjen e çmimeve për teatër ka marrë vendim që t’i ndajë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit 12 personaliteteve të shquara të vendit që kanë dhënë kontribut shumëvjeçar në fushën e teatrit në Kosovë

Prishtinë- Vendimi i jurisë është nënshkruar edhe nga Ministri Krasniqi. Ndarja e Çmimeve Kombëtare për Vepër Jetësore në fushën e teatrit po ndodh për herë të parë që nga paslufta.

Mbrëmja solemne e ndarjes së këtyre çmimeve do të bëhet të shtunën, më 29 dhjetor 2012, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.
Juria ka vendosur që ky çmim t’i ndahet: Hadi Shehu, Çun Lajçi, Safete Rogova, Leze Qena, Ahmet Spahiu, Rauf Dhomi, Sylejman Lokaj, Xhevat Qorraj, Adem Mikullovci, Dibran Tahiri, Hysen Binaku, Asllan Hyseni.

Rregullorja për ndarjen e Çmimeve për Teatër, që ka hyrë në fuqi më 19 tetor 2012, parasheh që Çmimi për Vepër Jetësore t’u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së teatrit për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e teatrit.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore , bazuar në rregullore, shpërblehet me vlerë financiare prej 5 mijë eurove, të cilat do t’i ndajë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Juria e ka bërë përzgjedhjen pas propozimeve që kanë ardhur nga institucionet teatrore në vend, të cilave u është dërguar ftesa për dhënien e propozimeve.

Kryetar jurie ka qenë Basri Çapriqi, ndërkaq anëtarë; Ibrahim Kadriu, Haqif Mulliqi, Ag Apolloni dhe Kamuran Goranci, thuhet në një njoftim të MKRS

Lini një koment