Kalo te lënda

Vulin prapë në Kosovë: Nuk i heqim Institucionet tona

f_1226200626739_mDrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se institucionet serbe në Kosovë janë të pazëvendësueshme dhe se nuk do të largohen.

“Serbia nuk do t’i heqë kurrë institucionet e veta dhe nuk do të reduktojë praninë e tyre”, ka deklaruar Vulin gjatë qëndrimit në Vërbovc të Vitisë.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët në Viti jetojnë keq dhe “nën presionin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës”. Sipas tij, presion është edhe insistimi që serbëve t’u “imponohet nënshtetësia, lejet si dhe tabelat të cilat nuk janë neutrale në aspektin e statusit”.

Siç raportojnë mediat serbe, Vulin do të takojë nesër përfaqësuesit e administratës së UNMIK-ut në Mitrovicë, transmeton REL.

Autoritetet e vendit nuk e kanë komentuar qëndrimin e tij në Kosovë.

Lini një koment