Sulmohet faqja e Këshillit të financave të Malit te Zi
Kompania kryesore e financave dhe kontabilitetit, e afërt me qeverinë e Malit të Zi, sot është sulmuar nga hakerët shqiptare. Sulmin e ka kryer Big-SMoke.
Sulmi është kryer për shkak se Mali i Zi ka hyrë pesë kilometra në brendi të teritorit të Kosovës duke provuar kështu që demarkacioni i kufirit të mos jetë real, dhe për këtë arsye është lënë mesazhi ‘Accept the reality” në faqen e sulmuar nga hakerët shqiptarë.
Faqja e sulmuar është në adresën www.fpc.co.me
Sipas KHG do të sulmohen në të ardhmen e afërt edhe shume faqe të tjera të internetit të shteteve që punojnë kundër realitetit të ri, shtetit të Kosovës.