Kalo te lënda

Rita ORA më e mira në Britani

rita4-590x350Britania e Madhe me anë të tabloidit të saj The Sun ka nderuar kosovaren Rita Ora, me titullin si këngëtarja e re më e mirë. Në këtë mbrëmje gala, pos Ritës u nderuan edhe tenisti Andy Murray dhe filmi për spiunin britanik James Bond, me serinë Skyfall.

Këngëtarja kosovare, Rita Ora, është artistja e re më e mirë për vitin 2012 në Britani.

Kështu e ka shpallur atë tabloidi më i njohur dhe më i shitur në Britani të Madhe, The Sun.

Në këtë spektakël, ku morën pjesë një numër i madh i artistëve britanikë The Sun ka shpërblyer edhe Robbie William, që ka fituar çmimin e “mashkullit më të mirë të vitit”, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.

Sipas arsyetimit të The Sun, Rita mund të konsiderohet si një prej fenomeneve muzikore të këtij viti, duke qenë se brenda pak muajve është kthyer në një yll muzikor.

ROBBIE WILLIAMS është shpërblyer për shkak se viteve të fundit është kthyer në muzikë me hite të ndryshme, madje ka mposhtur edhe rivalin e tij të vjetër nga grupi “Take That”, Gary Barlow.

Robbie e ka pranuar me kënaqësi këtë çmim duke thënë se për të ishte njëri prej “viteve më të mira sa i përket karrierës si këngëtarë.

“Dua ta falënderoj shumë The Sun dhe lexuesit e tyre dhe t’i falënderoj ata për këtë vit. Isha numër 1 me këngë, numër 1 me album, këndova tri net në O2 dhe natyrisht vajza e ime Theodora ishte adhuruesja më e madhe imja këtë vit. Pra, ishte një vit i kompletuar dhe çmimi juaj me nderon”, tha Robbie.

MACCABEES fituan çmimin për “Albumin më të mirë”.

Edhe ata e kanë pritur më gëzim këtë çmim.

Grupi Keane ishte më i votuari onlinë për “Sesionin më të mirë Biz” me 2012. Ata e morën këtë çmim. “I falënderojmë të gjitha ata të cilët na kanë votuar, pra fansat tonë të mahnitshëm”, tha Tod Chaplin, frontman i grupit.

Edhe zë kanarina, Rihanna ka marrë një çmim, çmimin “Zëri më i bukur”.

Humoristi i vitit padyshim është kush tjetër pos JACK WHITEHALL.

EMELI SANDE ka festuar një çmim të dyfishtë.

Ajo është shpërblyer për paraqitjen e saj në zgjedhjen e “Personalitet sportiv” të dielën e kaluar përderisa kësaj radhe është shpërblyer për albumin e saj “Our Version of Events” që u ngjit në vendin e katërt.

Ajo po ashtu ka marrë çmimin si “Gruaja e vitit” me një vendim unanim të bordit të redaksisë të The Sun, konkretisht nga desku Bizarre i kësaj redaksie.

“Ky çmim është shumë i madh veçanërisht për shoqëruesin time Scott”, tha ajo.

Po ashtu, në këtë mbrëmje janë ndarë edhe çmime të tjera, por ende nuk dihet a ka marrë apo jo Rita Ora pjesë në këtë ngjarje.

Fituesit

Artistja e re më e mirë – RITA ORA

Grupi më i mirë pop – ONE DIRECTION

Kënga më e mirë – UNDER THE WESTWAY nga BLUR

Albumi më i mirë – GIVEN TO THE WILD nga MACCABEES

Koncerti më i mirë – THE STONE ROSES në Heaton Park

Sesioni më i mirë Biz- KEANE

DJ më i mirë – NICK GRIMSHAW

Seriali më i mirë – HOMELAND

Paneli më i mirë i emisioneve – LEAGUE OF THEIR OWN

Filmi më i mirë – SKYFALL

Aktori më i mirë – DAMIAN LEWIS

Aktorja më e mirë -JUDI DENCH

Humoristi më i mirë -JACK WHITEHALL

Zëri më i mirë -RIHANNA

Sportisti më i mirë – ANDY MURRAY

Lini një koment