MTI: Të festojmë me prodhime vendore
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me 18 kompani vendore, ka dhënë kontributin e saj në realizimin e një porosie reklamuese që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.“Me anë të kësaj reklame inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që posaçërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit të jenë të vëmendshëm për produktet që i konsumojnë dhe i blejnë. Blerja dhe konsumi i produkteve vendore rrit numrin e të punësuarve, ngrit mirëqenien dhe ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Çdo gjë që ju duhet për të festuar, tani prodhohet në Kosovë. Festoni me produkte vendore”, thuhet në mesazhin e MTI-së dhe të kompanive prodhuese vendore.