Kalo te lënda

“Miqtë shahen nganjëherë”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se në bisedat private, miqtë edhe shahen nganjëherë.

Kjo pohon t’i ketë ndodhur edhe kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve “Kosovapress”, ka thënë se me gjithë këtë, të gjithë liderëve të vendit e ka ndërmend t’ua urojë Vitin e Ri.

Mirëpo, kur është pyetur në nëse me këtë ‘të gjithë’ nënkuptohet edhe Jakup Krasniqi, ai ka refuzuar të përmend emra.

“Kjo që ka ndodhur është diçka që askush nuk e ka pritur dhe as vet unë. Bisedat private me shokë dhe miq, besoj edhe ju si gazetarë, por edhe si qytetarë shaheni nganjëherë me siguri”, ka thënë Lushtaku.

Në këtë intervistë, Lushtaku thotë se punon shumë dhe se këtë e bënë për të mirën e qytetarëve të komunës së Skenderajt. /Telegrafi/

Lini një koment