Kalo te lënda

Haradinaj: Bisedat për koalicion i nisëm mbarë, por pa epilog

f_1226184903958_mKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot në Prizren se mundësitë për përfshirje të subjektit të tij politik në koalicionin qeverisës janë të hapura, porse ende nuk ka marrëveshje në këtë drejtim.

Ai ka theksuar se debati për hyrje të AAK-së në Qeveri ka nisur mbarë, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të sjellë epilogu. Haradinaj ka bërë të ditur se në të dy variantet AAK-ja është e gatshme që të mbështes institucionet për përmirësimin e gjendjes aktuale në vend.

“E kemi nis mbarë në këtë drejtim, por nuk kemi arritje. Debati prej nisjes deri në arritje është edhe i kuptueshëm. E di që nuk ju pritet mediave, analistëve dhe të tjerëve dhe mundohen me prodhua prej kësaj teme… Mua më vjen keq që nuk e kemi menjëherë arritjen… Edhe unë e kam qëllim që të mos humbim kohë”, ka theksuar ai, transmeton koha.net.

“Në rast se nuk ndodh kjo, nuk do të ndryshoj kursin tim politik, por do të veprojmë kujdesshëm me i ruajt proceset, jetën institucionale, me arrit deri te zgjedhjet kurdo që vijnë ato dhe aty me e lyp mandatin prej qytetarëve për me qeveris me vendin”.

Lini një koment