Erdogan vazhdon të lobojë për Kosovën
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava është pritur nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, i cili ka marrë falënderimet për angazhimin e kujdesin e vazhdueshëm të tij dhe të qeverisë turke për Kosovën
Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu, posaçërisht e falënderoj kryeministrin turk për mbështetjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtar, e sidomos dhe angazhimin e tij për shtimin e njohjeve për Kosovën në vende të ndryshme.
“Myftiu e falënderoj Kryeministrin turk për kontributin e dhënë së fundmi për njohjen e Kosovës nga Pakistani. Myftiu Tërnava i kërkoj kryeministrit turk që në takim me kryeministrin e Tunisit, atij t’ia kërkoj përshpejtimin e njohjes së Kosovës”, thuhet në njoftim.
E në anën tjetër, kryeministri Erdogan e siguroj myftiun Tërnava se do t’i kërkoj kryeministrit të Tunisit njohjen e Kosovës dhe të vazhdoj përpjekjet për shtimin e njohjeve të Kosovës edhe tek ato vende që ende s’e kanë njohur Kosovën.