Kalo te lënda

Buçkovski: ‘Pushteti nuk fitohet në rrugë’

Mënyra se si për momentin, dy ditë pas të hënës së zezë zhvillohen punët, frikësohem se askush nuk tregon minimum tolerancë dhe gatishmëri të ulen të bisedojnë për tejkalimin e krizës, e cila vet nuk do të zgjidhet, ajo mund vetëm të thellohet.
buckovski_pushteti_nuk_fitohet

Ish kryeministri Vllado Buçkovski vlerëson se zhvillimet e fundit në vend në masë të madhe e kanë dëmtuar shtetin. Buçkovski i cili javë më parë u përjashtua nga LSDM-ja tha për ALSAT M se demokracia rrugore nuk është zgjidhje e problemit dhe se mënyra e tillë e veprimit nuk do ta sjell opozitën në pushtet. Buçkovski vlerëson se opozita duhet të dalë me kërkesa konkrete, për të cilat do të bisedonte me Qeverinë.

“Jam i bindur se demokracia rrugore nuk është zgjidhje e problemit. Ndoshta në këtë moment është hap i detyrueshëm, por në afat të gjatë nuk do ta sjellë opozitën në Qeveri. Vlerësimi im është se në këtë moment duhet edhe tek opozita të definohen kërkesa me cilat duhet të bisedohet me pushtetin. Mënyra se si për momentin, dy ditë pas të hënës së zezë zhvillohen punët, frikësohem se askush nuk tregon minimum tolerancë dhe gatishmëri të ulen të bisedojnë për tejkalimin e krizës, e cila vet nuk do të zgjidhet, ajo mund vetëm të thellohet. Vlerësoj se LSDM-ja e cila në 20 vitet e kaluara pohonte se është parti shtetformuese, duhet në këtë moment të tregojë kapacitet, nëse këtë nuk e tregon pushteti dhe në rend të parë ti vendos interesat shtetërore” , tha ish kryeministri Vllado Buçkovski.

Buçkovski vlerëson se pushteti dhe opozita janë bashkëfajtorë për incidentet e fundit brenda dhe jashtë Kuvendit

“Në këtë situatë fajtorët mund të gjinden tek të dyja palët, pushteti është përgjegjëse për atë që ndodhi në Kuvend, ajo është precedent…. pas asaj që e pamë, nuk jam i sigurt se në të ardhmen ndonjë shumicë tjetër parlamentare nuk do të ballafaqohet në mënyrë të ngjashme apo më të rëndë me opozitën, ajo nuk duhej të ndodhte. Asnjëherë mos i bën ndokujt diçka, që nuk dëshiron ty të të ndodhë. Unë nuk jam i sigurt se në të ardhmen kjo nuk do ti ndodh ndokujt tjetër dhe ajo është katastrofë për Maqedoninë. Tjera janë motivet e opozitës, premtimet e Cërvenkovskit se do të sigurojë fitore në zgjedhjet lokale, presioni i kohës, tërë këtë e dinte pushteti se opozita do të tentojë ta ndryshojë strategjinë e saj, veprimin e saj politik dhe do të kërkojë mënyrë siç tash doli në rrugë, jashtë institucioneve të vjen në pozitën e fituesit”, tha Vllado Buçkovski, ish kryeministër.

Buçkovski vlerëson se pushteti duhej të gjente mënyrë që buxhetin ta miratonte në një atmosferë normale, fundja të rrezikonte të ketë financim të përkohshëm, me qëllim për të evituar dëmin që ia bënë Maqedonisë. Ai vlerëson se pas ditës së Hënë, Maqedonia nuk është shteti i njëjtë në sytë e atyre që me kujdes e përcjellin çdo lëvizje që ndodh në shtetin tonë.

“Sipas meje, zgjidhja me ë vështirë do të ishte bojkoti eventual i zgjedhjeve lokale, atëherë Maqedonia në mënyrë plotësuese do të hyjë në një fazë të radikalizmit apo anarkisë, ose paralajmërimet të cilat mbrëmë Cërvenkovski nuk i definoi, pasi edhe vet ai si duket nuk ka pasqyrë të qartë se çfarë nënkupton padëgjueshmëri qytetare. Nëse çdo kush nga ne individualisht mendon gjithçka që është padëgjueshmëri qytetare , ajo do të thotë anarki totale, mos dashtë Zoti përplasje mes mbështetësve të njërës dhe palës tjetër,të cilët ballafaqime për fat të mirë u evituan të hënën”, tha ish kryeministri Vllado Buçkovski.

Ish kryeministri Buçkovski tha se urgjentisht palët duhet të ulen dhe të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje për problemin e krijuar, ndërsa shtoi se për këtë nuk ka autoritet në vend që mund ti ulë bashkë Cërvenkovskin dhe Gruevskin, pos angazhimit të një ndërmjetësi nga jashtë. Shkëlzen Aqifi

Lini një koment