Beqiri: Kuvendi nuk ka mundur të kryej punën e tij
Parlamentarët e kanë pasur të vështirë punën në Kuvendin e Kosovës, meqë agjenda e parlamentit është diktuar nga shefi i qeverisë, konsideron grupi parlamentar i LDK-së.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në konferencën e fund-vitit foli për sfidat me të cilat janë përballur ligjvënësit. Sipas Beqirit, Kuvendi nuk ka mundur të kryej punën e tij më së miri për shkak se agjenda e tij është diktuar vazhdimisht nga qeveria.
“Vazhdon edhe këtë vit të jetë sfidë raportet qeveri – kuvend, në kuptimin e diktimit të agjendës, në kuptimin e diktimit që ka në këtë agjendë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, ajo që është karakteristike për këtë vit, sa i përket pozitës ose partive në pushtet, edhe lëshimi i seancave që është një diçka e re, që pozita t’i lëshojë seancat dhe të humb kuorumin në një kuvend, ku udhëheq realisht”, tha ia.
Marrëveshja për presidenten, reforma zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese janë kritikuar gjithashtu nga Ismet Beqiri.
“Zoti Thaçi dhe partia e tij, përpos shumë të këqijave që po i bëjnë këtij vendi, është edhe mosrespektimi i marrëveshjes së arritur mes tre liderëve, dhe rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me reformën zgjedhore dhe reformën kushtetuese. Është pikërisht z. Thaçi dhe PDK-ja, që po e mbajnë peng këtë proces dhe kjo është diçka që të gjithë e dine”, tha ai.
Beqiri tha se në kalendarin e Kuvendit për këtë ishte paraparë miratimi i 105 ligjeve, por janë proceduar nga qeveria vetëm 87 ndërkaq janë miratuar