Kalo te lënda

Arrestohet një person i dyshuar për kontrabandë me narkotik

narkotiket_958599Sot hetuesit policor nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik kanë arrestuar një person të dyshuar A. K mashkull/shqiptar/kosovar, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale; “krim të organizuar”, “ blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik me 18.12.2012 kishte pranuar një informatë së në një vend në rajonin e Ferizajt gjendej një sasi e substancës narkotike.  Me të pranuar  informatën hetuesit policor me  autorizim të prokurorit përkatës  dhe në përkrahje të njësive tjera policore  kanë ndërmarrë një operacion policore ku gjatë bastisjes në lokacionin e dyshuar kanë gjetur dhe  konfiskuar  rreth 60 kg substance narkotike e dyshuar të jetë e llojit marihuanë.

Veprimet hetimore lidhur me këtë rast kanë vazhduar dhe me autorizim të prokurorit përkatës janë kryer edhe kontrollime edhe në tri objekte në qytetin e Klinës me  ç’ rast policia sot ka arrestuar personin e dyshuar dhe është ne kërkim edhe të disa personave tjerë të dyshuar.

Me autorizim të prokurorit përkatës ndaj personit të arrestuar  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë  për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme hetimore.

Lini një koment