Nëse nuk zbatohen garancitë e Brukselit, Serbia do të suspendojë marrëveshjen
Beograd, 6 dhjetor – Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se gjendja e tashme në vendkalimet me Kosovën nuk do të ndryshojnë dhe ka vlerësuar se serbët nuk kanë arsye të mbajnë protesta, sepse, siç ka thënë ai, nëse nuk respektohen garancitë që ka marrë nga Brukseli, në atë moment Serbia do të suspendojë marrëveshjen.”Kur të hapen këto vendkalime, regjimi nuk do të ndryshojë në raport me gjendjen ekzistuese. Nuk ka asnjë arsye të ketë çfarëdo proteste”, ka thënë Daçiq për RTS.
Kryeministri ka porositur se Serbia do të dëbojë ata që protestojnë në anën serbe të vendkalimit.
“Unë jam që të shohim cila është jeta reale në Kosovë për ata 40.000 ose 50.000 që jetojnë në veri dhe a duam ne të kemi politikë unike, përkatësisht nëse duhet protestuar, protesta të bëhet në marrëveshje me shtetin Serbisë e jo të protestohet kundër saj. Duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e hapave të tillë”, ka thënë Daçiq.