Kalo te lënda

“Ambasadori”caktohet javën e ardhshme

Uten navnKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë ka informuar kabinetin qeveritar lidhur me takimin e tretë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Thaçi u ka thënë ministrave se në javën e ardhshme në bashkëpunim me presidenten, do të emërojë një zyrtar për zyrën ndërlidhëse në Beograd. Kjo zyrë do të jetë në kuadër të zyrës së e Bashkimit Evropian në Beograd.

‘’Ndër pikat që kemi biseduar më theks të veqantë ka qenë edhe zbatimi i marrëveshjes në praktik për dy Zyrat ndërlidhjes që do të hapen në Beograd dhe Prishtinë. Ne do ta kemi përfaqësuesin ton, ata të tyrin. Pas takimit që do të kemi me presidenten, javën e ardhshme do të emërojmë përfaqësuesin tonë, ndërsa jetësimin e kësaj çështje do ta bëjmë me 31 dhjetorë”, tha kryeministri Thaçi, para kabinetit qeveritare.

Gjithashtu ai ka theksuar se është biseduar edhe për Menaxhimn e integruar të kufirit,  që marrëveshja e IBM-së të zbatohet në praktik. Sipas tij, zbatimi do të nisë me 10 dhjetorë në pikën kufitare në Merdare dhe Jarine, kurse në pikat tera deri në fund të 31 dhjetorit.

I pari i qeverisë ka informuar se është biseduar edhe për çështjen e trashëgimisë kulturore e për transparencën e qeverisë së Serbisë për financimin e serbeve të Kosovës./Indeksonline/

Lini një koment