Radikalët serbë e quajnë Daçiqin tradhtar
Partia Radikale Serbe e ka quajtur tradhtar dhe qyqarë Ivica Daçiqin për shkak të takimit me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Partia Radikale Serbe, të cilës deri para disa vjetësh i ka prirë presidenti i tashëm serb, Nikoliq, ka gjykuar ashër kryeministrin Ivica Daçiq, për shkak të takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si hap “tradhtar dhe qyqar”.
Në komunikatën e tyre për opinion thuhet se është skandaloze që Daçiqi mundohet ta mohojë “lirë” dorështrëngimin me Thaçin dhe atmosferën relaksuese që ka dominuar në atë takim, transmeton Koha.
Në anën tjetër, i ashtuquajturi drejtor i “Zyrës për Kosovë-Metohi”, Aleksandar Vulin tha se Serbia nuk është e kënaqur me negociatorët që do të përfaqësojnë institucionet e Kosovës në Bruksel, por që ajo nuk mund të ndikojë në këtë