Mrkiq: Kompromis me Kosovën
Me platformën për Kosovën, Qeveria e Serbisë synon të formulojë pozicionin e saj dhe dëshirën që ajo të jetë e pranueshme për një rreth me të gjerë. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiq, duke potencuar se nuk pritet ndonjë version sensacional i kësaj platforme.
Platforma nuk është çështje e kësaj qeverie apo çështje private e ndokujt. Ajo duhet të përkrahet seriozisht dhe në llogarisim në përkrahjen serioze të Kuvendit të Serbisë”, ka thënë Mrkiq për gazetën serbe “Politika”.
Ai ka potencuar se platforma për Kosovën është çështje me prioritet dhe se hartimi i saj është dashur të bëhej shpejt.
I pyetur nëse nga ky dokument do të dalë ndonjë zgjidhje që deri tash nuk ka ekzistuar, Mrkiq ka thënë se nuk mund të ofrohet ndonjë risi sensacionale.
“Nuk mund të prisni kurrfarë varianti sensacional. Do të jemi, aq sa të jetë e mundur, pragmatik në mënyrë që të sigurojmë mbrojtjen e njerëzve tanë në Kosovë”, tha Mrkiq, duke potencuar se sapo të përfundojë hartimi i platformës, Serbia do ta ketë bazën e qëllimit të përcaktuar.
“Nuk do të kemi qëllimesh të fshehura, që do të kenë synim vetëm interesin tonë. Qëllimet do të jenë në përputhje me rrethanat”, tha ai.
Sipas tij bisedimet nënkuptojnë zgjidhje kompromisi, kurse ato arrihen me lëshime të ndërsjella.
“Nuk do të lëshohem në spekulime se cili do të jetë rezultati i bisedimeve, por e di që Serbia nuk do ta njeh Kosovën”, tha shefi i diplomacisë serbe. /telegrafi/