Lehne: Me dialog, autonomi për veriun
Dialogu i Kosovës me Serbinë është i domosdoshëm për të vazhduar rrugën drejt integrimit në BE, dhe se në tavolinën e dialogut, përveç tjerash, do të duhej të diskutohej edhe çështja e veriut të Kosovës, që do të mund të rezultonte me një autonomi substanciale për atë pjesë të Kosovës. Kështu thotë ish- i dërguari special i BE-së në negociatat për statusin e Kosovës, Stefan Lehne.
Lehne ka thënë se për veriun e Kosovës zgjidhja e ofruar me Pakon e Ahtisaarit nuk mjafton, “andaj Qeveria në Prishtinë duhet të llogarisë që në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë një balancim do të duhej të arrihej mes dëshirës së serbëve të veriut për të ruajtur pozicionet e tanishme dhe lidhjet me Serbinë, si dhe dëshirës së Prishtinës për të shtrirë sovranitetin e vet atje”.
“Ky balancim gjendet në një autonomi substanciale për veriun e Kosovës”, ka thënë Lehne në një intervistë për “Kohën Ditore”.