Kalo te lënda

Genta e BB5: U zhvesha për inat të Françeskës

Pjesëmarrësja në “Big Brother 5”, Genta Gjalpi, ka thënë se fotografinë nudo, e cila u shpërnda mjaft në internet dhe u komentua shumë, e ka bërë për inat të konkurrentes tjetër, Françeska Jaçe.

“Në fakt, kishte bërë Franci (Françeska) një foto të tillë dhe unë i thashë me shaka që ta bëj dhe një unë, por jo se unë kisha dëshirë që ajo të publikohej… Kisha harruar që e kisha në aparatin tim celular atë foto, dhe para një muaji ma vodhi dikush në tavolinën ku ndodheshim për të pirë diçka”, citon Panorama fjalët e Gentës.

Duke folur për jetën e saj romantike, ajo ka mohuar njoftimet për lidhje të re e aq më tepër për fejesë, duke thënë se nuk ka aspak të vërteta në ato lajme.

Pjesëmarrësja në edicionin e pestë të “Big Brother” ka thënë se aktualisht është duke jetuar në Tiranë dhe me paratë që i ka fituar nga finalja e shout real televiziv do të ndjekë studimet master në ndonjë universitet privat. /Telegrafi/

1 Koment »

  1. ty gjith pot ndodh diqka genta po le mos rrej se ti vet kishe merak me stripa lakuriq neper televizjone e gazeta turp tkoft

    Pëlqejeni

Lini një koment