Kalo te lënda

ZBULOHET PLANETI I RI – MË AFËR DHE “BINJAK” ME TOKËN

Një binjak i ri i Tokës është zbuluar jashtë sistemit tonë diellor, në brenda të Alpha Centauri. E madje ka edhe diçka, që e lidh me neve. Ashtu si Toka, vërtitet rreth një ylli shumë të ngjashëm me Diellin tonë.

Pikasja është bërë nga instrumenti Harps i ESO dhe veçantia e zbulimit qëndron në faktin që planeti ka një masë të ngjashme me atë të Tokës dhe vërtitet rreth yllit Alfa Centauri B, ndërkohë që sistemi “Alfa Centauri” është më afër nesh pasi gjendet në një distancë prej 4.3 vitesh dritë.

Ky mund të përmblidhet si zbulimi i rekordeve, sepse përveçse është planet i ngjashëm me tonin për masën e tij, është edhe më i lehti i zbuluar ndonjëherë rreth një ylli të ngjashëm me Diellin.

“Vëzhgimet tona me instrumenti HARPS zhvillohen në një periudhë prej më shumë se 4 vjetësh dhe na dhanë një sinjal të vogël, por real, nga një planet që vërtitet rreth Alfa Centauri B çdo 3.2 ditë – ka shpjeguar Xavier Dumusque, një nga autorët e zbulimi .

“Bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm që ka shtyrë deri në limit teknikën tonë!”.(NextMe)

Lini një koment