Kalo te lënda

Xhabir Zharku, javën tjetër në burg

Xhabir Zharku ka dy mundësi. Të shkojë vullnetarisht të hënën në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubarvës, ose të dërgohet nga policia atje.

Ankesa e tij për shtyrje të vuajtjes së dënimit prej tre vjet burgim për vepër penale të detyrimit është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, shkruan “Koha Ditore”.

Kësisoj ai ka shterur të gjitha mjetet juridike për shtyrjen e dënimit.

Lini një koment