Rebelohet edhe Flora Brovina
Ashpërsimi i gjuhës së sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, në raport me bashkëpartiakët e tij që mbajnë pozita të larta në ekzekutivin e vendit, duket se iu ka dhënë “zemër” edhe anëtarëve të tjerë të tij subjekti politik.
Kulmi i arritur në seancën e së enjtes të Kuvendit, ku kryeparlamentari Krasniqi është përplasur me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilit përpos që nuk ia ka dhënë fjalën në foltore, gjithashtu e ka cilësuar si “ministër rrugaç”, ka bërë që edhe Flora Brovina, njëra nga femrat më me ndikim në PDK të shprehet e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe në vend.
Duke iu bashkuar kritikave të Jakup Krasniqit, dhe të nënkryetarit Fatmir Limaj, Brovina ka thënë se, Partia Demokratike e Kosovës në shumë segmente ka devijuar nga rruga e drejtë. “Kur flas për PDK-në, flas edhe për shumicën e partive, që kanë nevojë për një demokratizim të brendshëm, dhe një komunikim partiak më të madh në mes të anëtarëve të kryesisë dhe anëtarëve në baza. Kjo vlen edhe për PDK-në”, thotë Brovina, duke shtuar se kjo parti prej se e ka marrë pushtetin i ka harruar strukturat partiake dhe funksionimin në bazë të vendimeve që merr kryesia e partisë…. (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”)