Kalo te lënda

Për shtytje të dialogut, Hillary Clinton arrin në Kosovë

Shtytje dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet t’i japë edhe personalisht sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Burime të sigurta i kanë thënë KTV-së se shefja e diplomacisë amerikane do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, në fund të këtij muaji.

Ishte paraparë që Clinton të vinte në fillim të muajit në Samitin e Grave, por kjo nuk ndodhi për shkak të agjendës së saj të ngjeshur.

Vizita në fund të këtij muaji në Kosovë do të jetë vizita e fundit e saj jashtë SHBA-së në rolin e sekretares së Shtetit.

Lini një koment