Kalo te lënda

Jovanoviq e Koshtunica me qëndrime të kundërta për takimin

Takimi i kryeministri Hashim Thaçi me homologun e tij serb, Ivica Daçiq ka ngjallë reagime në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Reagime përkitazi me këtë takim ka pasur gjithashtu edhe në Serbi.

Përfaqësuesi i opozitës, Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberale demokratike të Serbisë, e ka cilësuar objektiv këtë takim.

“Serbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe Serbi kanë nevojë për një paqe të qëndrueshme, një politikë e cila i siguron gjenerata e reja se do të jetojnë në paqe”, tha ai për Tanjug.
Ndërsa kundër këtij takimi janë deklaruar përfaqësuesit e Partisë Demokratikë të Serbisë, të Vojisllav Kushtunicës. Zëdhënësja e DSS, Petar Petkoviq është deklaruar kundër takimit me kryeministri Hashim Thaçi, i cili, sipas tyre, vazhdon të hetohet për trafikimin organesh.
“Parlamenti serb nuk ka miratuar ende një platformë për bisedimet mbi Kosovën, e as nuk e ka autorizuar askënd për t’u takuar me separatistët shqiptar”, konsideron Petkoviq.

Lini një koment