Kalo te lënda

Gjirokastër, sekuestrohen 3,7 tonë drogë në 24 orë

Një sasi e madhe drogë me destinacion Greqinë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në 24 orët e fundit. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje për operacionet antidrogë të 24 orëve të fundit gjatë të cilëve sipas zëdhënësit Ajet Ibro, u bë i mundur sekuestrimi i rreth 3,7 tonë kanabis sativa, transmeton TCH.

Sipas zëdhënësit të policisë së Gjirokastrës, në 5 operacione antidrogë të zhvilluar nga kjo polici u vunë në pranga 7 persona dhe u shpallëm në kërkim 4 persona të tjerë. Operacioni më i bujshëm ishte ai i sekuestrimit të 3,3 tonë drogë e llojit marijuanë mbrëmjen e djeshme në Kakavijë, brenda një autoboti që vinte nga Kruja me destinacion Greqinë, ndërsa u vu në pranga edhe drejtuesi i tij, Olsi Berhami, 31 vjeç.

Gjirokastër, bllokohet 1 ton drogë në autobus

Kur Lazarati dhe prodhimi i tij për lëndë narkotike, vijon të trondisë në çdo orë të ditës Policinë e Shtetit, një autobot nafte ka çuditur kontrollorët e kufirit në Kakavijë. I mbushur plot me marijuanë, shoferi kishte marrë rrugën për Greqi nga Kruja, ndërsa mjeti i tij në të vërtetë shërbente për transport nafte dhe jo droge.

Policia e Gjirokastrës ka vënë menjëherë në pranga drejtuesin Olsi Berhami po nga Kruja dhe deri orëve të vona të së mbrëmshmes bëhej fjalë për një sasi të papërcaktuar pasi dyshohej se shuma e kalon 1 ton, transmeton Shekulli.

Ndërkohë që është vënë në pranga shoferi, policia ka nisur hetimet për të mësuar nëse bëhet fjalë për një rrjet trafikimi, si dhe për verifikuar sigurinë dhe lehtësinë e sipërmarrësit të i firmës “Laerti-Trans” i cili   vendosi të hynte në pikën kufitare të Kakavijës me autobotin e mbushur me drogë. Policia tashmë e di se edhe kujt firme përket punonjësi.

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se lënda narkotike ishte e vendosur në njërën nga çisternat, e cila rezultonte e mbushur plot me marijuanë të paketuar dhe të sisetmuar brenda “dhomës” që shërben për naftë.

Policia e Gjirokastrës ka nisur verifikimet në një koordinim të menjëhershëm me sektorin e anti-drogës në Policinë e Shtetit dhe në Drejtorinë e Durrësit për të shkuar te bashkëpunëtorët e Berhamit. Fakti më tronditës ka të bëjë pikërisht me rrugën, që ka përshkruar lënda narkotike nga Kruja në Kakavijë, duke pasur parasysh se gjithë aksi kryesor është i tejmbushur me post-blloqe policie, në funksion të policisë rrugore, për të vjelë gjoba.

Lini një koment