Berisha e vlerëson pozitivisht takimin Thaçi – Dacic
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vlerëson takimin e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, mes kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic.
Për shefin e qeverisë shqiptare, ky takim është një hap i rëndësishëm e pozitiv për dialog midis palëve.
“Takimi i djeshëm provon vullnetin e te dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndësishme midis dy vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane”, thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha. /Telegrafi/