Vdes Sylvia Kristel aktorja symbol e zhanrit erotik
Los Anxhelos, 19.10.2012 12:29
“Ajo vdiq gjatë natës, gjate gjumit”, deklaroi Marieke Verharen, i agjencisë ”Features Creative Management” duke shtuar se ajo kishte vdekur si pasojë e një tumori.
Aktorja u godit nga një hemoragji cerebrale në fillim të muajit korrik dhe u shtrua në spital.
Kristel kurohej për një tumor në fyt dhe kishte kryer një trajtim kundër metastazave në mushkëri. Sylvia Kristel, aktorja holandeze më e njohur jashtë vendit, u bë e njohur me filmin e saj të parë “Emmanuelle”, në vitin 1974.
Realizuar nga regjisori, Just Jaeckin, ai ishte një adaptim i romanit më të njëtin titull ”Emmanuelle Arsan”.
Filmi, qe pati një sukses ndërkombëtar, nga Japonia ne SHBA, tregon aventurat seksuale të një vajze në Azi.
Ai qëndroi 13 vjet i afishuar në Champs-Elyse ne Paris. Sylvia Kristel u rikthye serish me një sukses tjetër “Emmanuelle 2″ në 1975, “Mirupafshim Emmanuelle” ne 1977 dhe “Emmanuelle 4″ në 1984.