Kalo te lënda

Thaçi: Shtrëngova duart me Daçiqin

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se takimi me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq ka qenë në pajtim me ligjet në fuqi në Kosovë dhe në pajtim me rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që është  miratuar nga Parlamenti i Kosovës.

“Takimi ka qenë në pajtim me protokollet e takimeve të tilla dhe po kemi shtërnguar duart “ ka thënë Thaçi në KTV.

Thaçi ka deklaruar se shtrëngime duarsh ka pasur edhe më herët edhe në vitin 1998 dhe shtrëngimi i duarve sot nuk është “çështje e jashtëzakonshme”.

Lini një koment