Të burgosurit: Nuk e duam plakun monstër në qeli
Shaban Norja nuk e ka vendin askund. Në shtëpi, jo, në fshat jo, por as edhe në qelitë e burgut. Vrasja makabre e 18-vjeçares Aishe Vata nga fshati Xhafzotaj i Durrësit ka indinjuar jo vetëm njerëzit që respektojnë ligjin, por edhe ata që akuzohen për vrasje, grabitje, trafik droge e femrash etj.
Dërgimi në para-burgimin e Durrësit të 80-vjeçarit që la shtatzënë adoleshenten me origjinë nga Kukësi dhe që para pak ditësh i preu kokën në një arë me misër ka shkaktuar revoltë tek 250 të paraburgosur, raporton BalkanWeb.
“Plaku monstër të zhduket nga faqja e dheut. Nuk e duam që qelitë tona! Ta dërgojnë ku të duan, të mos rrijë këtu me ne!”.
Kështu kanë deklaruar të paraburgosurit, të cilët u kanë kërkuar drejtuesve të këtij institucioni që të marrin masa për largimin sa më parë të të moshuarit, që është cilësuar publikisht si maniak seksual.
Reagimi i ashpër dhe i prerë i personave që ndodhen në qelitë e paraburgimit ka përcjellë frikë tek Norja, i cili nuk ka dalë nga qelia e tij as në orarin e ajrimit.
ket person duhet me djeg per zgjalli gadal gadale
PëlqejeniPëlqejeni
prenja koken edhe kti
PëlqejeniPëlqejeni