Jakup Krasniqi tërheq fjalët për ministrat(video)
Shefi i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka rënë pishman për fjalët e rëndë në adresë të ministrave të Qeverisë. Këtë e bëri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është penduar për fjalorin e ashpër ndaj ministrave të Qeverisë, në seancën e djeshme, duke i quajtuar ata edhe rrugaçë. Kjo ndodhi kur ministri i Punëve të Brendshme mori fjalën për të polemizuar me të.
“Të nderuar deputet dëshiroj të tërheq fjalën time të djeshme për ministrat, pa marr parasysh gjendja a ndryshon apo jo”, ka thënë Krasniqi.