Google humbi 24 miliardë dollarë, për vetëm tetë minuta
Rënia katastrofike në vlerën e kompanisë “Google”, në tregun e aksioneve, ka ngritur frikën e investitorëve të mëdhenj se janë shuar ëndrrat e gjigantit të internetit.
Pasi gabimisht u publikua bilanci i ndërmjetëm i kompanisë, është shënuar rënia më e madhe në historinë ekzistimit të bursave, nga e cila “Google” ka humbur vlerën në shumën prej 24 miliardë dollarëve, dhe atë për vetëm tetë minuta.
Google ka paditur shtypshkronjën “R.R. Donnelley & sons” që para afatit të planifikuar e ka dërguar raportin e tremujorëshit tek Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë (SEC), në të cilën thuhet se kompania gjatë kësaj periudhe ka shënuar rënie të profitit në vlerën prej 20 për qind.