Daçiq – Thaçit: Kosova, sa jotja aq edhe imja
Beograd, 19 tetor – Sipas mediumeve serbe, takimi mes Thaçit dhe Daçiqit në kabinetin e baroneshës Ashton ka zgjatur mbi 1 orë e gjysmë.Pas këtij takimi, kryeministri i Serbisë tha se temë e bisedës ishte “arritja e ujdisë për dialogun” dhe paralajmëroi se në muajin nëntor do të mbahet takimi i ardhshëm, kurse deri atëherë udhëheqja serbe do ta ketë gati edhe platformën për administrimin e dialogut.
Sipas tij, udhëheqja serbe do të miratojë platformën për dialog, ku do të jenë ta hapura të gjitha temat – nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tash, telekomi, energjetika e deri te çështjet politike.
“Unë i kam thënë (Thaçit) që Kosova është e imja aq sa është edhe e tij. Unë kam lindur në Kosovë”, i tha Daçiq televizionit publik serb, dhe shtoi se Thaçi ka marrë pjesë edhe në bisedimet në Rambouillet dhe në Vjenë, duke i bërë një vështrim këtij takimi “me një person që në një raport të Këshillit të Evropës është i dyshuar për trafikim të organeve njerëzore.
“Takimi ishte profesional. I kanë dhënë dorën njëri-tjetrit sepse ashtu përcakton protokolli”, tha për gazetën Blic një burim i afërt me Ashton.