Clinton u thotë grave: Mos kukatni!
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, në një intervistë për revistën “Marie Claire”, grave që vlerësojnë se nuk mund të kenë gjithçka në jetë u ka thënë: “Mos kukatni”!
Clinton ka folur për artikullin e diskutueshëm të shkruar nga një ish-punëtorja e saj, Anne-Marie Slaughter, në të cilën bëhet fjalë se si një grua ka nevojë ta balancojë familjen dhe karrierën.
Artikulli me titullin “Pse gratë ende nuk mund të kenë gjithçka”, ngjalli debate të mëdha për barazinë gjinore. Por, ish-shefja nuk pajtohet me qëndrimin e saj.
“Nuk i duroj kukamat. Nuk mund të duroj që njerëzit me zgjedhje të gabuar e paralizojnë veten. Jetojmë në kohën kur ekzistojnë mundësi të ndryshme. Paratë ndihmojnë, por nuk janë vendimtare për ndryshime në jetë. Duhet të punoni në veten tuaj. Bëni diçka”, ka thënë Clinton për “Marie Claire”.
Në rrëfimin e saj Slaughter e përshkruan Sekretaren Clinton si shefe të arsyeshme, por që ritmi e punës në administratën amerikane ishte i padurueshëm për të.
Javën e punës ajo e fillonte të hënën në ora 04:20 në mëngjes, ndërsa e përfundonte në orët e vona të së premtes. Ditët kalonin në takime, shkrime të raporteve dhe të komenteve.
Slaughter ka thënës e dy vjet rresht nuk ka mundur të shkonte në shitoret që nuk ishin 24 orë të hapura. Blerjen ka mundur ta bënte vetëm në fundjavë, pavarësisht prej aktiviteteve jashtëshkollore të fëmijëve të saj.
Clinton në punë dilte në ora tetë e mëngjesit, ndërsa shkonte në ora shtatë të mbrëmjes, që punëtorëve të saj t’ua mundësonte të kalojnë disa orë me familje, ndërsa punën e vazhdonte edhe nga shtëpia. /Telegrafi/