Thaçi udhëtoi për Bruksel
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mbrëmje udhëtoi për Bruksel, me ftesë të Baroneshës Catherine Ashton.
Kryeministri Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, nesër do të takohet me Baroneshën Ashton, njëherit Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.
Thaçi në takim do të diskutojë avansimin e agjendës së integrimeve evropiane të Republikës së Kosovës. Temë tjetër e takimit gjithashtu do të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura./Indeksonline/