Kalo te lënda

Rifillon mbledhja e Kuvendit (Video)

(E plotësuar) Ndërkohë, pas një orë ndërprerjeje të punës për shkak të rrethimit nga policia, ka vazhduar punën Kuvendi i Kosovës sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e tij. Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pikave të zakonshme: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo rezolutë është propozuar nga 5 grupe parlamentare, përkatësisht PDK, AAK, KKR, SLS dhe Grupi 6 +, raporton Koha.net.

Në vijim do të shqyrtohen Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, Projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërkaq në shqyrtim të parë do të jetë Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, kurse në në shqyrtim të dytë Projektligji për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit

Në fund do të shqyrtohet Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.

Krasniqi: Kosova s’ka nevojë për shtet policor (Video)

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për një orë për shkak të pranisë së policëve brenda hapësirave të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkoi largimin e menjëhershëm të pjesëtarëve të policisë nga objekti i legjislativit të vendit duke thënë se nuk janë respektuar rregullat procedurale meqë nuk është kërkuar leje nga ai.

“Kërkoj nga kabineti qeveritar-kryeministri dhe ministri mos t’i keqpërdorin ata djem dhe vajza që janë për ta mbrojtur demokracinë, lirinë dhe dinjitetin e vet dhe dinjitetin e institucionit të Kosovës- të mos i përdorim për interesa private të askujt”, u shpreh Krasniqi.

Komenti i tij vjen një ditë pas përplasjeve ndërmjet aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” dhe pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës para ndërtesës së qeverisë.

Protesta e lëvizjes kundër privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) rezultoi me disa persona të lënduar e të arrestuar.

Urdhri për ndërhyrjen e policisë dhe largimin edhe të deputetëve të “Vetëvendosjes” u dha një ditë më parë nga vet ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.

Krasniqi tha se nuk ka informata se kush i ka urdhëruar policët të qëndrojnë sot në Kuvend, por theksoi se ministrat nuk mund të japin urdhra të tillë pa respektuar rregullat.

“Ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, as forcë policore e as shtet policor. Ky vend ka nevojë për drejtësi dhe drejtësinë nuk e bën Bajram Rexhepi që dëshiron ta burgos edhe presidentin, edhe kryetarin e Parlamentin dhe krejt. Kush ja dha atë të drejtë?”, tha ai, transmeton REL.

Seanca pritet të vazhdojë punimet në orën 11, ndërsa në rend të ditës do ta ketë debatin për projekt-rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

Krasniqi ndërpret seancën për shkak të prezencës së policëve

Kryekuvendari i kuvendit, Jakpu Krasniqi, ka reaguar për prezencën e shumtë të policisë në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se pushtetet janë të ndara, nuk jemi këtu për të duartrokitur asnjë veprim policor, sot policia ka hyrë në kuvend pa dijen e kyreparlamentarit.

“Parlamenti drejtohet nga kryetari dhe pa urdhrin e tij asnjë njësit policor nuk guxon të hyjë në kuvend. Kërkoj nga ministri kryeministri mos t’i keqpërdorin ata djem dhe vajza që janë për ta mbrojtur demokracinë, lirinë dhe qytetarët, mos t’i përdorin ata për interesa private sepse askush nuk ka të drejta ta bëjë këtë. Kjo ndërtesë shpeshherë është rrethuar nga policia dhe deputetët janë detyruar të marrin veprime jashtë tij, ne për të mbrojtur lirin dhe demokracinë kemi marrë, sepse kemi qenë të bindur se jemi duke e mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe humbës janë ata që kanë ardhur”, raporton Koosva.info.

Tutje kryeparlamentari tha se ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, ka vend për drejtësi, nuk ka vend Bajram Rexhepi ta bëjë këtë.

“Kosova i ka institucionet e veta të ndara. Ka edhe institucionin që merr përgjegjësinë. Një ministër nuk mund të urdhëroj asnjë polic të hyjë në kuvend. Është hera e fundit që të japin ata përgjegjësi. Kuvendi me polic brenda nuk mund të mbajë punimet”, tha Krasniqi.

Reagimin e Krasniqit e kanë përkrahur Vetëvendosja, ndërsa kryeministri Thaçi ka braktisur seancën.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=UD6-gXYwLFY

———————————————————————————————————–

Aktin e pranisë së Policisë në Hapësirat e Kuvendit të Kosovës e ka dënuare rëndë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Arben Gashi deputet nga radhët e LDK-së, ka theksuar se kjo është hyrje e shtetit policorë.

“Me rrethimin e kuvendit nga Forcat e policisë është një shkelje e rëndë të cilën lidhja demokratike e Kosovës nuk mund ta lejoje në këtë rast pa vendimin e kuvendit. Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vend ku debatohet lirshëm, flitet lirshëm dhe i cili ka përgjegjësi për ruajtjen e rendit demokratik”, ka thënë Gashi. As Lidhja Demokratike nuk është informuar për këtë prani të Policisë.

“Nuk ka asnjë informacion, përderisa Kryetari i Kuvendit nuk është i informuar, atëherë kush tjetër mund te jetë i informuar. Kryetari i kuvendit ka qenë dashur të jetë i informuar sepse kanë hyrë forcat e policisë në kuvend dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë Arben Gashi nga LDK-ja.

Senca vazhdoi pas 40 min pauze

 

Rexhepi para deputetëve theksoi se as Prokuroria e EULEX-it dhe as Policia e Kosovës nuk ka të dyshuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës nga radhët e Vetëvendosjes.

Sipas tij, shkrimi i tillë ishte dezinformatë e qëllimshme për të krijuar efekte politike dhe në drejtësi.

“Opinioni publik duhet ta dijë se, as prokuroria speciale e EULEX-it, siç thuhet, as Policia e Kosovës nuk e ka asnjë të dyshuar as të hetuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e aq me pak ndonjërin nga deputetet e saj, në lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës”, tha Selimi.

Rexhepi tha se pas shkrimeve të tilla ka qenë e nevojshme që të reagonin Policia ose EULEX-i.

“Të parët që do të duhej të reagonin janë EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Ata, ose duhej ta arrestonin atë far deputeti vrasës ose të mos e lejojnë mediat e SHIK-ut e që të manipulojë me emrin e Misionit të BE-së në Kosovë dhe të flasë në emër të këtij misioni. Kjo fushatë propagandistike, përveç që është e lig, në aspektin etik është e pamoralshme, në aspektin emocional është shumë e ndjeshme, në aspektin juridik e kundërligjshme, dhe në aspektin publik e pabesueshme e cila në të njëjtën kohë si dezinformatë paraqet formën më të vrazhdë të manipulimit me publikun”, tha deputeti Selimi
http://www.youtube.com/watch?v=7Nbvm5Xw4UM&feature=player_embedded#!
 

Lini një koment