Protestuesit e VV-së dënohen me nga 30 ditë burg
Mbrëmë, në orët e vona, janë liruar të gjithë protestuesit e arrestuar dje, aktivistë të Vetëvendosjes dhe qytetarë të tjerë.
Bëhet e ditur se 66 të arrestuarit dje gjatë ditës në protestën para Qeverisë, janë paraqitur para gjykatës për kundërvajtje dhe që të gjithë janë liruar. Shumica prej tyre janë dënuar me 450 euro gjobë ose 30 ditë burgim.
Ata u arrestuan gjatë përleshjes me Policinë e Kosovës në hyrje të ndërtesës së Qeverisë. Deputet e aktivistët të Vetëvendosjes ia mësynë Qeverisë dhe tentuan të hyjnë brenda për ta ndalur nënshkrimin e shitjes së Distribucionit të KEK-ut, por këtë nuk e arritën.
Katër aktivistë kanë kërkuar ndihmë në QKUK për shkak të lëndimeve të marra, derisa policia e ka quajtur veprimin e sotëm si sulm ndaj institucioneve të Kosovës. Edhe Policia thotë se disa nga pjesëtarët e saj kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore./standardi.info