Kalo te lënda

Prapaskenat e pazarit për PTK-në

Kryeministri Hashim Thaçi ka po zhvilluar takime sekrete me ish-diplomatin amerikan, James Pardew, i cili po lobon që tenderin për PTK-në ta fitojë konzorciumi i kryesuar nga Avicena, mirëpo halli i shefi t të Qeverisë është se si ta largojë nga loja ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright.

Diplomati amerikan Pardew gjatë periudhës 1999-2001 ka shërbyes si zëvendëskëshilltar special i ish-presidentit amerikan Bill Clinton dhe sekretar i Shtetit për Demokraci në Ballkan gjatë luftës në Kosovë. Ndërsa mikja amerikane e Thaçit është po ashtu në garë për privatizimin e kompanisë më profitabile në Kosovë, në kuadër të konzorciumit Albright Capital Management LLC dhe Portugal Telecom.

 

Sipas një letërkëmbimi të siguruar nga gazeta “Zëri” mësohen detaje të takimeve të lobuesve amerikanë me krerët më të lartë të shtetit dhe të opozitës kosovare për kurdisjen e fituesit të tenderit të PTK-së.

 

Në letër-këmbim jepen detaje të bisedave interne, ku kryeministri Thaçi u thotë atyre se e ka të vështirë të zgjedhë mes kompanisë së Albright dhe Pardew. Ndërsa fjalët e Thaçit, sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre “ i dërguari i kryeministrit”, siç e cilësojnë njërin nga pronarët e mediave në Kosovë, u ka thënë se shqetësim kryesor i Thaçit është që të mos e tradhtojë ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Albright, shkruan zëri./standardi.info

 

Lini një koment