Kalo te lënda

PDK: LDK të distancohet nga Enver Sekiraqa

Kryesia e PDK-së i ka bëtë thirrje LDK-së dhe Isa Mustafës që të distancohen nga njerëzit inkriminues të llojit të Enver Sekiraqës.

“PDK-ja përkrah punën profesionale dhe të pakompromis të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë në sfidat e vazhdimit të ballafaqimit dhe çrrënjosjes së krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative”, thuhet në deklaratë.
“PDK-ja edhe njëherë thërret LDK-në dhe kryetarin e saj, Isa Mustafa të merr qëndrimin distancues ndaj njerëzve inkriminuese të llojit të Enver Sekiraqës, dhe të distancohet nga lufta politike me fushatat e tilla linquese ndaj luftës çlirimtare”, theksohet në deklaratën e kësaj partie.

Lini një koment