Kalo te lënda

Në Bukuresht takohen Berisha e Mustafa

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë po merr pjesë në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në kryeqytetin rumun Bukuresht, është takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Berisha ka uruar Mustafën për anëtarësimin e LDK-së në PPE, duke vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për partinë e Mustafës.

Nga ana e tij, Mustafa e falënderoi kryeministrin Berisha për mbështetjen e vazhdueshme në PPE.

Kongresi në pjesën e parë të punimeve diskutoi raportet e presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të EPP-së, prezantimin dhe diskutimin e platformës së re të EPP, që e bën këtë grupim politik më tërheqës për te ardhmen evropiane.

Bazuar në vlerat dhe parimet që janë themeli i EPP, por mbi të gjitha duke venë një theks më të madh drejt qytetarëve evropiane.

Gjithashtu u diskutua dhe u votua mbi anëtarësimin e LDK-së të Kosovës në EPP. /Zëri/

Lini një koment